Home / KOSOVA / Ja kur pritet të prezantohet platforma për dialogun

Ja kur pritet të prezantohet platforma për dialogun

Ja kur pritet të prezantohet platforma për dialogun

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Dialgo mes Kosovës dhe Serbisë është në fazën finale.

Ekipi negociator pritet që të martën (nesër) ta prezantojë në Kuvendin e Kosovës platformën për dialogun me Serbinë.

Përveç PSD-së, kjo platformë nuk pritet të ketë përkrahje nga partitë tjera opozitare. Analistët vlerësojnë që platforma nuk do të jetë e plotë, pasi që në përpilimin e saj nuk ka pasur kontribut nga LDK-ja e LVV-ja, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Ka kaluar gati një muaj nga koha e paraparë me rezolutë që ekipi negociator do të duhej të dilte me platformën për dialogun. Me gjithë këto vonesa këto ditë pritet që në Kuvendin e Kosovës të prezantohet kjo platformë.

Shpend Ahmeti, bashkëkryesues i këtij ekipi, ka paralajmëruar para disa ditëve që të martën do ta dorëzojnë në Kuvend platformën, ku shpreson që do të ketë përkrahje nga deputetët, shkruan më tutje Gazeta “Zëri”.

Mirëpo, si për Projektligjin për Dialogun, as platformën nuk do të mbështesin dy partitë më të mëdha opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com February 11, 2019 10:30 am ne link https://kosovatoday.com/?p=422573
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Ja kur pritet të prezantohet platforma për dialogun Ja kur pritet të prezantohet platforma për dialogunRating: 4.8