Home / KOSOVA / Kadaj-Bujupi i del në “krah” Lahi Brahimjat, thotë se kriminelët e luftës duhet të kërkohen në Serbi

Kadaj-Bujupi i del në “krah” Lahi Brahimjat, thotë se kriminelët e luftës duhet të kërkohen në Serbi

Kadaj-Bujupi i del në “krah” Lahi Brahimjat, thotë se kriminelët e luftës duhet të kërkohen në Serbi

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Dje Gjykata Speciale ka bërë ftesë ish gjeneralit të UÇK-së, Lahi Brahimaj.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi ka shprehur mbështetje për gjeneralin Lahi Brahimaj, për të cilin dje u raportua se është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale.

Në një postim në Facebook, Kadaj-Bujupi ka shkruar se Lahi Brahimaj, sikurse shumë ushtarë të UÇK-së, janë heronj të Kosovës, transmeton Indeksonline.

Sipas saj, kriminelët e luftës, duhet të kërkohen atje ku po enden të lirë, në Serbi dhe në Evropë.

Më poshtë postimi i plotë i Kadaj-Bujupit:

Gjeneral Lahi Brahimaj, edhe po që se gjykohet një mijë herë, ahti i çlirimtarëve nuk do të ndaloi së jehuari në miliona dromca lirie. Nuk ka gjyq që mund t’i bëjë luftë speciale djemve dhe vashave që munden vdekjën për hir të jetës. UÇK-ja ka qenë dhe mbetet më e madhe se sa çdo instancë juridike e stisur. Ajo lindi si domosdoshmëri historike ndërsa gjaku i dëshmorëve është historia e një shtypje shumëvjeçare.

Kur i mendojmë gjyqet e panumërta të ushtarëve të UÇK-së, lind pyetja se sa serb u gjykuan për krimet e viteve 1990-1999, ku u vranë e u torturuan shumë intelektualë, avokatë e tjerë. Mandej, sa gjyqe u realizuan për mbylljen e shkollave, largimet nga puna, torturimet e burgosjet e shqiptarëve të Kosovës? Kush mori përgjegjësi për mbi 20 mijë gra të dhunuara gjatë luftës? Sa u dënuan për vrasjen e mbi 15 mijë qytetarëve? Kush i dëboi gati një milion qytetarë shqiptarë nga Kosova? Ku janë gati dy mijë të pagjetur? Po, rreth 22 miliardë euro dëme lufte, kush i shkaktoi? Si ka mundësi që me gjithë këto fakte, asnjë instancë gjyqësore nuk dha ndonjë verdikt?

Përherë kam besuar se drejtësia nuk duhet të ketë standard të dyfishtë. Gjithmonë kam menduar se kriminelët duhet të dënohen, kushdo qofshin ata. Por, fakti se çlirimtarët po gjykohen nga dy herë ndërsa kriminelët asnjëherë, zbehë çdo shpresë për drejtësi universale nga kjo gjykatë e sajuar. Lahi Brahimaj, sikurse shumë ushtarë të UÇK-së, janë heronj të Kosovës. Kriminelët e luftës, duhet të kërkohen atje ku po enden të lirë, në Serbi dhe në Evropë.

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com February 12, 2019 7:30 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=423674
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Kadaj-Bujupi i del në “krah” Lahi Brahimjat, thotë se kriminelët e luftës duhet të kërkohen në Serbi Kadaj-Bujupi i del në “krah” Lahi Brahimjat, thotë se kriminelët e luftës duhet të kërkohen në SerbiRating: 4.8