Home / KOSOVA / Ky do të jetë kryetari LDK-së për katër vjete e ardhshme

Ky do të jetë kryetari LDK-së për katër vjete e ardhshme

Ky do të jetë kryetari LDK-së për katër vjete e ardhshme

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk pritet të këtë kryetar të ri edhe për katër vitet e ardhshme.

Lideri aktual i LDK-së, Isa Mustafa nuk ka hequr dorë të rimarrë kreun e partisë. Ka vendosur të mbetet në krye të partisë më të madhe në nivel qendror e lokal. Ka thënë se përfundimisht do të deklarohet një muaj para se të përfundojnë zgjedhjet partiake që do të nisin në janar.

Kujtim Shala, Lutfi Haziri e Agim Veliu mund të mbesin pretendentë në tentativë për ta marrë kreun e partisë së themeluar nga Ibrahim Rugova.

Kryetari aktual, Isa Mustafa, ka dhënë shenjat e para se me gjithë problemet shëndetësore dhe moshën do të synojë prapë udhëheqjen e LDK’së.

Në një intervistë televizive, ish-Kryeministri ka thënë se do të deklarohet përfundimisht për ambicien për Shef të LDK’së një muaj para se të përundojnë zgjedhjet.

“Këtë çështje do ta diskutojë. Këtë do ta deklaroj një muaj, një muaj e gjysmë para zgjedhjeve për Kryetar”, ka thënë Mustafa për Rubikon të KTV’së.

Ai ka thënë se do të respektohet vullneti i strukturave të partisë që kanë kërkuar edhe në kohën sa ishte me probleme shëndetësore të qëndronte në udhëheqje të partisë.

“S’do të isha tash në pozitën e Kryetarit vetëm po t’i nënshtrohesha vullnetit personal”, ka shtuar ai.

Deri më tash, janë përmendur tre emra që kanë mundur të jenë Shef të LDK’së.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri nuk e ka përjashtuar mundësinë që të kandidojë për Kryetar të partisë. Në zgjedhjet e fundit partiake kishte thënë se nuk po i hyn garës me arysen se nuk dëshironte të sfidonte Kryeministrin e asaj kohe që ishte edhe shef partiak.

Kujtim Shala nuk e ka mohuar asnjëherë mundësinë që t’i hyjë garës por edhe ky sikur Isa Mustafa ka thënë se në një garë do të tillë do të hynte nëse ia kërkojnë kolegët dhe anëtarësia.

Agim Veliu gjithmonë përmendet për Shef të Partisë e përfundon Nënkryetar.

Isa Mustafa, kishte marrë LDK’në në fundin e vitit 2010, kur kishte mundur Fatmir Sejdiun.

Prej atëherë, Mustafa ka shënuar tri humbje të zgjedhjeve nacionale, ka humbur Komunën e Prishtinës, por ka rikthyer disa komuna që me herët e kishte humbur LDK’ja përfshirë Pejën, Gjilanin e Lipjanin.

Isa Mustafa ishte rizgjedhur Kryetar i LDK’së në mandatin e kaluar me aklamacion pasi nuk e kishin lejuar të kishte kundërkandidat. Vjosa Osmani kishte dështuar të mblidhte nënshkrimet për ta sfiduar Mustafën.

Vitin e kaluar, Shefi i LDK’së kishte pasur probleme shëndetësore derisa ishte trajtuar Gjermani. Gjatë gjithë kohës, LDK ishte udhëhequr prej Nënkryetarëve të Partisë.

Aktualisht, LDK ka numrin më të madh të deputetëve në Parlament dhe numrin më të madh të Komunave.

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Facebook : KOSOVATODAY
Nga KosovaToday.com December 8, 2018 1:40 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=381543
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Ky do të jetë kryetari LDK-së për katër vjete e ardhshme Ky do të jetë kryetari LDK-së për katër vjete e ardhshmeRating: 4.8