Home / KOSOVA / Maloku: A po ndodhë revolucion i ri në Francë, dhe ç’është lëvizja e “xhaketave të verdhë”?

Maloku: A po ndodhë revolucion i ri në Francë, dhe ç’është lëvizja e “xhaketave të verdhë”?

Maloku: A po ndodhë revolucion i ri në Francë, dhe ç’është lëvizja e “xhaketave të verdhë”?

Sociologu i njohur kosovar, Fadil Maloku ka bërë një shkrim rreth gjendjes aktuale në Francë.

Ai këtë gjendje e ka quajtur më shumë se një pakënaqësi sociale, shkruan ORAinfo.

Maloku shkrimin e tij e ka radhitur në shtatë pika të cilat mund t’i lexoni më poshtë:

1. Ajo çka po ndodhë në katër javët e fundit në Francē, duket se ështē më shumë se sa njē pakënaqësi sociale (lëvizja studentore e nisi me pakënaqësinë e reformave arsimore, dhe shoqëria civile me revoltimin e ngritjes së taksēs së naftës) e ekonomike. Por, a është vërtetë kjo një shfaqje e lëvizje e re rebeluese, apo një revolucion i ri në Europë? Paraprakisht, duhet të kuptojmë historikun dhe natyrën e lëvizjeve, të cilat në shoqëritë perëndimore, ua kanë dekontaminuar si “shëndetin” socoekonomik, ashtu edhe emancipimin politik.

2. Lëvizjet shoqērore, janē zakonisht forma sociale tē veprimit kolektiv, që pēr imperativ kryesor kanē ndryshimet statusore të shtresave, klasave, kastave, apo edhe grupeve e komuniteteve tjera margjinale. Kjo sintagma e veprimit kolektiv në gjykimin tonë sociologjik, e ka kuptimin dhe domethënien; e një mobilizimi jonstitucional, pra jashtë konvencave tradicionale që “prodhojnë” mekanizmat dhe institucionet shtetërorë.

3. Për dallim nga kryengritjet, apo rebelimet spontane, që zakonisht “vlojnë” ad hoc, lëvizjet shoqërore kanë; synime dhe qëllime të qarta racionale. Nē ambiente, vende e shtete (si Kosova psh) ku institucionet e shtetit kanë probleme serioze në realizimin e programeve e agjendave premtuese që artikulohēn përmes partive politike, lëvizjet e tilla (nëse animohēn nga masat qytetare) dinë të bëhen edhe “penecilin” adekuat ndaj deformiteteve, e sjelljeve deviante, pastaj krimit të organizuar dhe korrupsionit në shoqëri.

3. Ndërkaq, si “distingtiv apo ëmblemë”kryesore identifikuese e lëvizjeve që e tejkaluan rrethin e animimit lokal (si “xhaketat e verdha”), janë; joformaliteti dhe anonimiziteti i anëtarësisē, që e krijon spontanisht pakënaqësia me statusin social, autoritetin udhëheqës, ideologjinë, etj. Një karakteristikë tjetër specifikuese, është edhe aktivizimi i tyre spontan, që në fillim shërben vetëm si “lëndë” motivuese, apo shkëndijë nxitëse, qē më vonë lehtësisht mund të shndrrohet edhe në lajtmotiv precedent, e madje madje edhe në kauzë sublime; politike, ekonomike, kulturore, etj.

4. Por, cilësia kryesore e lëvizjeve është tendenca për ndryshim, në mënyrë të organizuar dhe të kontrolluar. Ku si “menagjer”, fillestar janë idetë dhe parimēsia e veprimit moral dhe juridik. Megjithë natyrën masovike, lëvizjet, ende në vetën tyre pêrmbrendësojnë edhe sindromin; klasor, social, ideologjik, kombētar, shtetëror, gjinor, racore e kulturore. Kurse, sipas raporteve ndaj ndryshimeve sociale, lëvizjet marrin “ngjyrime” e sentenca; reformuese, reaksionare, konzervative, tradicionale, qytetare, punëtore, paqësore, ekologjike, feministe, globaliste, antiglobaliste, studentore… etj.

5. Në kohën e revolucionit teknologjik, ku mediet sociale e rrisin me shpejtësi të rrufeshme, mesazhin e (pa)kënaqësisë, lēvizjet e tipit “të xhaketave të verdha”, si kjo në Francë, mundën lehtësisht ta ndryshojnë edhe “hartën“ sociale e politike të sajē, e pse jo edhe të Europës! Themi kështu, edhe për shkak se neoliberalizmi (alias; globalizmi), ka dëshmu se pa një trysni publike të tipit aktual nuk do t’i zbusë fare (përmes shtimit të extra benificioneve ndaj punëtorëve) fare kontradiktat e ashpërsuara, tashmë midis shumē të pasurve dhe shumë të varfërve. Dosido, trysnia e këtillë, de fakto edhe e ka “mirëmbajtur” dhe ruajtur balansin dhe ekonomizimin e logjikës kapitaliste, të prodhimit, qysh nga koha e revolucionit borgjez francez.

6. Tani, “xhaketa e verdha”, (demonatruesit e sotëm francez) sipas njē logjikës së inercionit, kanē pë synim edhe ftymēzimin e grupimeve tjera, për pabarazitë, dhe dallimet enorme midis shtresave aktuale sociale, që është duke i stimuluar rendi i ri botërorë. Studentët, zakonisht nē shumë shoqëri postkomuniste, në mungesë të sensit dhe ndjeshmërisë së kundërshtimit tē klasës punëtore ndajë pabarazive tē sotme të papara ndonjëherē, nē historitë qytetëruese, shumë here kanë dijtur të lëvizin procese dhe të krijojnë kondita tē reja sociale e politike, sidomos në shoqëritë e kontaminuara me sjellje deviante, e probleme ekonomike.

7. Në Francën e sotme, protestave të sotme studentore (që fillin e kishin te defektet e reformave josistemore në arsim)priten t’u bashkangjitën edhe dy sindikatat më të fuqishme punëtore, pastaj sindikatat e tregëtisë, bujqit e mesëm, etj. Por, a do të ndodhē kaosi, e më pastaj rirreshtimi i ri, mbetet për t’u parë javēt nē vijim…

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Facebook : KOSOVATODAY
Nga KosovaToday.com December 8, 2018 6:40 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=381756
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Maloku: A po ndodhë revolucion i ri në Francë, dhe ç’është lëvizja e “xhaketave të verdhë”? Maloku: A po ndodhë revolucion i ri në Francë, dhe ç’është lëvizja e “xhaketave të verdhë”?Rating: 4.8