Home / KOSOVA / Maloku: Edhe Amerikës, si duket, “nuk po i prenë sakica një vend”!?

Maloku: Edhe Amerikës, si duket, “nuk po i prenë sakica një vend”!?

Maloku: Edhe Amerikës, si duket, “nuk po i prenë sakica një vend”!?

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Sociologu i njohur kosovar, Fadil Maloku, ka folur rreth ҫështjeve aktuale në vend.

Konkretisht ai ka folur për ҫështjen e Amerikës, e cila po komentohet shumë kohëve të fundit.

Ai shkrimin e tij e ka radhitur në tri pika të cilat mund t’i lexoni më poshtë:

(Tri letra, tri qëndrime amerikane!)

1. Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeu, sot i bëri apel Brukselit që të unifikohet për ta përballuar kërcënimin gjeostrategjik të Rusisë dhe Kinës. Sipas kësaj logjike, Departamenti Amerikan i Shtetit, me këtë apel të fundit ndaj evropianëve nuk do ta mbështetë ndryshimin e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë! Atëherë, çfarë kuptimi ka nxitimi për nevojën e ngrehinës se “korigjimit”, dhe atunë e gjithë këtij presioni nga Xhon Bolton (admiruesit të lobit; serbi-greko-rus); trojka (Thaçi&Vuçiq&Rama), kur dihet që ruajtja e sigurisë dhe stabilitetit të rajonit nuk është vetëm interes i joni, por edhe interes amerikan!

2. Edhe ambasadorja amerikane në NATO, Kay Bailey Hutchison, foli për taksën. Ajo deklaroi që çështja e taksës është çështje në mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo deklaratë e një prej autoriteteve diplomatike më të larta amerikane përgënjeshtron insistimet e trojkës se: “Amerika dhe Presidenti Trump po na bëjnë presion për heqjen e taksës dhe ndryshimin e kufijve”.

3. Edhe kryeministrit Haradinaj, i erdhi një “letër” tjetër “miqësore”, jo nga ekzekutivi amerikan, por më thjesht, nga një grupi lobist pro serb, që haptas tash po na tregon se (“shkaku, si po thuhet i interesit amerikan në rajon”) janë pro “korigjimit” (lexo; copëtimit) të kufirit me Serbinë! Ky farë Xhon Boltoni (që tash edhe publikisht është afishuar si pro serb i çartur!), mos të harrojmë që krejt këtë “xhurulldi”, qëllimisht është duke e bërë, vetëm e vetëm që ta zhvendosë vëmendjen e publikut amerikan, nga kontestimi i brendshëm që po i bëhet Presidentit Trump…

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com February 12, 2019 8:12 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=423719
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Maloku: Edhe Amerikës, si duket, “nuk po i prenë sakica një vend”!? Maloku: Edhe Amerikës, si duket, “nuk po i prenë sakica një vend”!?Rating: 4.8