Home / KOSOVA / Ministri Endrit Shala dështon në zbatimin e vendimit për ndalimin shitjes së cigareve për të miturit

Ministri Endrit Shala dështon në zbatimin e vendimit për ndalimin shitjes së cigareve për të miturit

Ministri Endrit Shala dështon në zbatimin e vendimit për ndalimin shitjes së cigareve për të miturit

Ministri i tregtisë dhe Industrisë (MTI), e cila udhëhiqet nga Endrit Shala qysh në ditët e para ka dështuar të respektoj vendimin për ndalimin e shitjes së cigareve dhe alkoolit për fëmijët nën 18 vjeç

Në dyqanet afër shkollave, nxënësit blejnë cigare pa ndonjë telashe

Një ditë pasi ministri i Tregtisë e Industrisë lëshoi urdhëresë që të ndalohet shitja e cigareve dhe alkoolit për fëmijët nën 18 vjeç, në praktikë jo në të gjitha dyqanet ka filluar të respektohet. Kjo pasi, sidomos në dyqanet afër shkollave, nxënësit sot patën mundësi që, si zakonisht, të blejnë produkte të tilla.

Edhe pse janë të mitur, shumë nxënës të shkollave të mesme në Prishtinë janë konsumues të duhanit. Në hapësirat pranë shkollave, shumë të rinj konsumojnë cigare, e shumica prej tyre, nën moshën 18 vjeçe. Madje, ata edhe mund të blejnë duhan pa asnjë problem, në disa markete e kioska të kryeqytetit, raporton televizioni publik.

Edhe vetë nxënësit tregojnë se në disa markete të caktuara mund të blejnë lehtësisht duhan.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, lëshoi urdhëresë për Inspektoratin e Tregut, që obligon zbatimin me përpikëri të nenit 15 të Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit që ka për qëllim ta ndalojë dhe sanksionojë shitjen, shërbimin dhe dhurimin e duhanit dhe pijeve alkoolike personave nën moshën 18 vjeçe.

Urdhëresa obligon të gjitha bizneset që ta paraqesin në vendin e tyre shenjën për ndalimin e shitjes së këtyre produkteve personave nën 18 vjeç.

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Facebook : KOSOVATODAY
Nga KosovaToday.com November 6, 2018 11:00 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=364131
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Ministri Endrit Shala dështon në zbatimin e vendimit për ndalimin shitjes së cigareve për të miturit Ministri Endrit Shala dështon në zbatimin e vendimit për ndalimin shitjes së cigareve për të mituritRating: 4.8