Home / KOSOVA / Nis takimi koordinues për dialogun, ja kush po mungon

Nis takimi koordinues për dialogun, ja kush po mungon

Nis takimi koordinues për dialogun, ja kush po mungon

Ka filluar takimi koordinues për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Ky takim është thirrur nga kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Para pak çastesh ka filluar takimi koordinues për dialogun me Serbinë i thirrur nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Në këtë takim janë ftuar presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, ekipi negociator si dhe përfaqësuesit e dy rupeve parlamentare të opozitës nga LDK dhe Vetëvendosje.

Në këtë takim kanë arritur bashkëkryesuesit e Delegacionit Shtetëror për Bisedimet me Serbinë, Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti.

Po ashtu edhe kryeministri Ramush Haradinaj i është përgjigjur ftesës së kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe ka arritur në Kuvend.Në anën tjetër presidenti i vendit Hashim Thaçi nuk po merr pjesë në këtë takim mirëpo, ai ka dërguar përfaqësuesit e tij.

Ndryshe, dy partitë opozitare, LDK dhe Vetëvendosje të cilat ishin ftuar nga Veseli kanë refuzuar të marrin pjesë në këtë takim.

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Facebook : KOSOVATODAY
Nga KosovaToday.com January 14, 2019 12:01 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=404342
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Nis takimi koordinues për dialogun, ja kush po mungon Nis takimi koordinues për dialogun, ja kush po mungonRating: 4.8