Home / KOSOVA / Presidenti Thaçi skeptik se sivjet liberalizohen vizat

Presidenti Thaçi skeptik se sivjet liberalizohen vizat

Presidenti Thaçi skeptik se sivjet liberalizohen vizat

Presidenti Hashim Thaçi, ka mbajtur një konferencën për media në Paris. Nga atje ai ka folur për mundësinë që Kosova të mos jetë pjesë e agjendës evropiane për liberalizim vizash as këtë vit.

Presidenti Thaçi vë në mëdyshje gatishmërinë e shteteve të Bashkimit Evropian për ta përkrahur heqjen e vizave për kosovarët.

“Nuk e kuptoj refuzimin e asnjë shteti të BE’së për liberalizimin e vizave për Kosovën”.

Gjithashtu presidenti nuk është i sigurt nëse çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën do të mund të hyjë në agjendën e BE’së muajt e ardhshëm.

“Me të gjithë liderët evropianë që janë në këtë konferencë në Paris, do të diskutoj për pozicionin e tyre dhe dua të besoj fuqishëm se Macron do të jetë shtytës për vendet e tjera të BE’së që të liberalizohen vizat. Nëse nuk ndodh që të vihen në agjendë, atëherë do të jetë rrezik, jo për fajin e Kosovës, por për paragjykimet ndaj Kosovës që liberalizimi i vizave të mos ketë një periudhë të caktuar kohore, por të ketë një shtyrje të pajustifikueshme. Ne duhet të prodhojmë argumente të mjaftueshme për Vizat, e jo vendime të paqarta për BE’në që mund të krijojnë kufuzion”, ka thënë presidenti Thaçi.

Kryeministri Haradinaj të enjten ka deklaruar se për Kosovën është e rëndësishme që të arrij të hyjë në rend të ditës në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të BE’së.

Autoritetet në Prishtinë janë deklaruar se deri në fund të këtij viti, presin nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian të marrin vendim pozitiv lidhur me procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Por, zyrtarë nga Bashkimi Evropian në vazhdimësi janë duke kërkuar që të mos jepen data të liberalizimit.

Loading...
Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Facebook : KOSOVATODAY
Nga KosovaToday.com November 10, 2018 12:41 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=365813
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Loading...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Presidenti Thaçi skeptik se sivjet liberalizohen vizat Presidenti Thaçi skeptik se sivjet liberalizohen vizatRating: 4.8