Home / KOSOVA / Rasti i 61 vjeçares që u qellua nga bashkëshorti nuk ishte aksidental thotë Prokuroria

Rasti i 61 vjeçares që u qellua nga bashkëshorti nuk ishte aksidental thotë Prokuroria

Rasti i 61 vjeçares që u qellua nga bashkëshorti nuk ishte aksidental thotë Prokuroria

Dy ditë pas privimit nga jeta të 61 vjeçares në Gjakovës Prokuroria e Shtetit ka ndërruar qasje përsa i përket kualifikimi të ngjarjes. Rasti i cili në komunikimet e policisë ishte trajtuar si një rast aksidentale është ri kualifikuar nga prokuroria si një krim i rëndë

Si rrjedhojë Prokuroria Themelore në Gjakovë ka parashtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit Xhafer Shkodra.

“I pandehuri dyshohet se me datë 19 Gusht, ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij Rabe Shkodra e moshës 61 vjeçare, ashtu që si pasojë e një fjalosje të çastit që i pandehuri kishte pasur me tani të ndjerën “thuhet në kërkesën për paraburgim.

Në kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit, thuhet se i pandehuri Xhafer me armë ka shtënë një herë në gjoks drejt bashkëshortes së tij dhe pas kësaj është larguar në drejtim të panjohur.

Në seancën paraprake gjyqtari i rastit Shaqir Zika, me aktvendim ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, duke e cilësuar rastin si krim rëndë.

Teza e prokurorisë është kundërshtuar nga avokati i të pandehurit Agim Haraqia i cili ka thënë se nuk ka prova për të mbështetur dyshimin të cilin e ka ngritur prokuroria.

Dy ditë më parë 61 vjeçarja u gjend pa shenja jete në tarracën e shtëpisë së saj.

“Dyshimet e para janë se incidenti është shkaktuar nga burri i saj. Deri më tani kemi vetëm dyshime për rast aksidental”, pati thënë Kristë Gjoka komandant i policisë së Gjakovës.

Më vonë policia kishte lëshuar një komunikatë për media ku kishte vazhduar të pretendonte se ngjarja ishte një aksident

“Krimi aksidentale në Gjakovë” ishte titulli i komunikatës së policisë të lëshuar pak orë pas ngjarjes. E njëjta sqaronte bazën ku ishte ndërtuar ky dyshim.

“Sipas deklaratave të familjarëve respektivisht fëmijëve të tyre bashkëshortët kanë jetuar në harmoni dhe nuk kanë pasur probleme në mes vete dhe dyshimet e tyre janë se rasti ka qenë aksidental dhe se nëna e tyre në atë moment ka qenë duke e pastruar armën me të cilën dyshohet se është kryer vepra”, thuhet në komunikatë.

Bashkëshorti i viktimës ishte larguar nga shtëpia dhe më vonë është arrestuar nga policia në lagjen e tij dhe bazuar në deklaratën e tij viktima kishte pasur armën në dorë të cilën ishte duke e pastruar dhe aksidentalisht i ka shkrepur. /Kallxo.com

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Facebook : KOSOVATODAY
Nga KosovaToday.com August 22, 2018 3:01 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=301072
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Rasti i 61 vjeçares që u qellua nga bashkëshorti nuk ishte aksidental thotë Prokuroria Rasti i 61 vjeçares që u qellua nga bashkëshorti nuk ishte aksidental thotë ProkuroriaRating: 4.8