Home / KOSOVA / Rrëfehet Thaçi, zbulon çka ndodh prapa skenave kur takohet me Vuçiqin

Rrëfehet Thaçi, zbulon çka ndodh prapa skenave kur takohet me Vuçiqin

Rrëfehet Thaçi, zbulon çka ndodh prapa skenave kur takohet me Vuçiqin

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Për herë të parë Hashim Thaçi rrëfen takimet me Vuçiç pa praninë e kamerave.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka rrëfyer për herë të parë se me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar disa takime pa kamera (jo publike).

“Jam takuar jashtë kamerave në Bruksel, Vatikan nëpër ceremoni të ndryshme, gjithashtu edhe në Paris, edhe Vjenë e Nju Jork. Kemi diskutuar hapur për zhvillimetBallkanin Perëndimor, jo diçka nga ajo që kam theksuar në konferenca për shtyp. Faza e fundit e dialogut ka kuptim për Kosovën vetëm nëse ndodh njohja dhe anëtarësimi i Kosovës në OKB”, – u shpreh Thaçi.

Thaçi tha në një intervistë në RTSH se arritja e marrëveshjes me Serbisë është po aq fisnike sikurse ishte madhështore fitorja dhe Pavarësia e Kosovës. Sipas tij, Kosova, pa anëtarësim në organizata të fuqishme ndërkombëtare mbetet e izoluar.

“Nuk mund të bëhemi Palestina e Ballkanit Perëndimor. Nuk e toleroj me asnjë rrethanë dhe asnjë çmim një marrëveshje që s’e garanton njohjen reciproke dhe anëtarësimin në OKB. Nuk lejoj Asociacion me kompetenca ekzekutive që krijon “Republika Srpska” dhe e defunksionalizon shtetin e Kosovës. Nuk lejoj as të diskutohen”, – vijoi ai.

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com February 13, 2019 9:20 am ne link https://kosovatoday.com/?p=423959
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Rrëfehet Thaçi, zbulon çka ndodh prapa skenave kur takohet me Vuçiqin Rrëfehet Thaçi, zbulon çka ndodh prapa skenave kur takohet me VuçiqinRating: 4.8