Home / KOSOVA / SHBA-të ju shkruan letër të ashpër për liderët e Kosovës: Hiqeni taksën!

SHBA-të ju shkruan letër të ashpër për liderët e Kosovës: Hiqeni taksën!

SHBA-të ju shkruan letër të ashpër për liderët e Kosovës: Hiqeni taksën!

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Amerika sërish ju ka shkruar letër zyrtarëve të lartë shtetëror. Përmes kësaj letre SHBA kërkon sërish që urgjentisht te hiqet taksa 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës.

Tre zyrtarët më të lartë të shtetit të Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari Kadri Veseli kanë marrë një letër të ashpër nga SHBA-të me kërkesë për heqje të taksës së vendosur në nëntor të vitit 2018, ndaj produkteve të Serbisë.

Siç merr vesh Radio Televizioni Dukagjini, letra është jashtëzakonisht serioze. Ajo është dërguar nga tre zyrtarë të lartë amerikanë dhe mban nënshkrimin e zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë, Departamentit të Shtetit dhe Departamentit të Mbrojtjes.

Letra bënë thirrje që mos të shkelet mbi sakrificën e Shtetit Amerikan dhe të ushtrave amerikanë për Kosovën. Liderëve u është tërhequr vërejtja që nëse taksa nuk hiqet “sanksionet”, do të thellohen.

Dërgimin e letrës e ka konfirmuar për RTV Dukagjini Ambasada Amerikane në Prishtinë.

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com February 12, 2019 4:50 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=423556
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . SHBA-të ju shkruan letër të ashpër për liderët e Kosovës: Hiqeni taksën! SHBA-të ju shkruan letër të ashpër për liderët e Kosovës: Hiqeni taksën!Rating: 4.8