Home / KOSOVA / Skender Hyseni: Ridefinimi i kufijve në vendet e Ballkanit ka prodhuar luftëra

Skender Hyseni: Ridefinimi i kufijve në vendet e Ballkanit ka prodhuar luftëra

Skender Hyseni: Ridefinimi i kufijve në vendet e Ballkanit ka prodhuar luftëra

Ideja e presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të kufijve me Serbinë ka ngjallur shumë debat në vend.

Kjo ide është duke u kundërshtua nga shumë udhëheqës në vend.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Skender Hyseni në një intervistë për KALLXO com ka thënë se ideja e presidentit të Hashim Thaçi për korrigjim të kufirit me Serbinë e cila, sipas tij, nënkupton bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën është një fantastikë shkencore ndaj të cilës duhet pasur kujdes.

Sipas Hysenit, përvoja e ridefinimit të kufijve në vendet e Ballkanit ka prodhuar luftëra dhe nuk ka ofruar zgjidhje të qëndrueshme për asnjërën palë duke shtuar se dialogu me Serbinë duhet ta vazhdojë për çështje të interesit të përbashkët dhe jo për çështje të hapura siç është statusi i Kosovës.

Tutje Hyseni ka theksuar se tani më shumë se kurrë është i nevojshëm konsensusi i brendshëm politik dhe social për të pasur sukses në fazën finale të dialogut.

Ish-ministri i Jashtme poashtu ka folur edhe rrugën europiane të Kosovës si dhe ngecjet në numrin e njohjeve ku për këtë ka fajësuar krerët shtetërorë duke filluar nga presidenti i vendit Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradiaj dhe ministri i punëve të jashtme Behgjet Pacolli të cilët, sipas tij, me deklarata të kundërta kanë krijuar një konfuzion total të asaj sesi Republika e Kosovës përfaqësohet në rrafshin ndërkombëtar.

Ai poashtu ka përmendur edhe liberalizimin e vizave për të cilën ka thënë që do të ishte një padrejtësi e madhe për qytetarët e Kosovës nëse nuk bëhet, ndërsa për anëtarësimin në INTERPOL është shprehur skeptik.

Loading...
Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Facebook : KOSOVATODAY
Nga KosovaToday.com November 10, 2018 10:01 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=366104
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Loading...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Skender Hyseni: Ridefinimi i kufijve në vendet e Ballkanit ka prodhuar luftëra Skender Hyseni: Ridefinimi i kufijve në vendet e Ballkanit ka prodhuar luftëraRating: 4.8