Home / KOSOVA / Takohen Thaçi dhe ambasadori amerikan Kosnett, thonë se duhet të hiqet taksa

Takohen Thaçi dhe ambasadori amerikan Kosnett, thonë se duhet të hiqet taksa

Takohen Thaçi dhe ambasadori amerikan Kosnett, thonë se duhet të hiqet taksa

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Amerika po kërkon nga Kosova që të hiqet taksa kundër Serbisë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot ambasadorin e SHBA-së, Philip S. Kosnett, aty është biseduar për tema të ndryshme e në veçanti për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

Komunikata për media sqaron se Thaçi dhe Kosnett u pajtuan që vitale është të largohen të gjitha pengesat për vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe t’i hapet rrugë marrëveshjes paqësore

Thaçi ka theksuar se miqësia me SHBA-në është e përhershme dhe thelbësore për realizimin e qëllimeve strategjike për integrim në strukturat euroatlantike.

“Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndajnë vlera, parime dhe synime të përbashkëta. Në këtë rast, synimi ynë i përbashkët është të ndërtojmë paqe e stabilitet të qëndrueshëm në Kosovë dhe në rajon, si parakusht për zhvillim e prosperitet të vendit tonë. Çelës për paqen është arritja e një marrëveshjeje paqësore, gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Presidenti dhe ambasadori Kosnett u pajtuan që vitale është të largohen të gjitha pengesat për vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe t’i hapet rrugë marrëveshjes paqësore.

“Partneriteti dhe miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është jetësor për Kosovën. Kosova ka arritur kaq larg falë përkrahjes së gjithanshme të Shteteve të Bashkuara”, ka theksuar presidenti Thaçi.

Ndryshe, kryeministri Ramush Haradinaj vazhdimisht po deklaron se taksa nuk duhet të hiqet derisa Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com February 13, 2019 2:52 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=424168
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Takohen Thaçi dhe ambasadori amerikan Kosnett, thonë se duhet të hiqet taksa Takohen Thaçi dhe ambasadori amerikan Kosnett, thonë se duhet të hiqet taksaRating: 4.8