Home / KOSOVA / “Taksa ndaj Serbisë nuk pezullohet”

“Taksa ndaj Serbisë nuk pezullohet”

“Taksa ndaj Serbisë nuk pezullohet”

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Muaj më parë, Qeveria e Kosovës mori vendim për vendosjen e taksës prej 100% për produktet serbe.

Shefi i kabinetit qeveritar të kryeministrit Ramush Haradinaj, Avni Arifi, ka thënë se mendimet e kundërta për çështjen e taksës ndaj produkteve serbe, nuk kanë krijuar asnjëherë fërkime mes partnerëve të koalicionit.

Arifi tha në Info Magazine madje që kryeministri Ramush Haradinaj nuk ndihet i shqetësuar nëse ky vendim për moslargimin e taksës mund ta rrezikojë pozicionin e tij.

”Ky vendim për taksën nuk do të pezullohet. Sa i përket çështjes së taksës, fërkime mes partnerëve të koalicionit nuk ka pasur kurrë, e them me përgjegjësi të plotë”.

”Kryeministri [Ramush Haradinaj] nuk është i shqetësuar aspak sa i përket rrezikimit të pozitës, në demokraci jemi”.

”Ne kemi pasur marrëveshje vitin e kaluar që liberalizimi të ndodhte pas plotësimit të kritereve. Por tani a ndodh a po nuk ndodh në mars nuk dihet, dhe nuk ndërlidhet asgjë me taksën”.

”Çka ka lidhje liberalizimi me taksëm, dialogu me taksën – këto janë krejt procese të ndryshme. Është qëndrimi i Kosovës dhe i qytetarëve të saj. Kjo praktikë e dialogut fusnotave, dhe shndërrimit të Kosovës në një lokomotivë nuk ka më për të funksionuar”.

”Jemi të interesuar që tregu i Kosovës të funksionojë. Opsioni i ndarjes së Kosovës është opsion i kamotshëm i hegjemonisë serbe”.

”Nuk është me rëndësi çka flitet në Beograd, me rëndësi është çka flitet në Prishtinë. Kjo varet nga subjektet politike të Kosovës. Agjenda të tilla ka pasur gjithmonë edhe më të rrezikshme. Edhe kur s’kemi pas as politikë, as armë, por na kanë mbrojtur njerëzit e mirë”.

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com February 13, 2019 7:23 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=424339
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . “Taksa ndaj Serbisë nuk pezullohet” “Taksa ndaj Serbisë nuk pezullohet”Rating: 4.8