Home / KOSOVA / Thaçi për taksën: SHBA-së është duke i humbur durimi

Thaçi për taksën: SHBA-së është duke i humbur durimi

Thaçi për taksën: SHBA-së është duke i humbur durimi

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Presidenti Thaçi flet për taksën, thotë se SHBA-së po i humbë durimi.

Hapja e debatit, në gusht të vitit të kaluar për korrigjimin/ndryshimin/shkëmbimin e territorit mes Kosovës dhe Serbisë bëri që në fjalorin e ditës të rikthehet togfjalëshi “kutia e Pandorës”.

Për deklarimet e tij, të cilit rikthyen në debatin e ditës “kutinë e Pandorës”, në një intervistë për Televizionin Shqiptar, ka folur njeriu që 20 vjet më parë, kur ishte vetëm 30 vjeç drejtonte delegacionn e Kosovës në bisedimet e Rambujes dhe që sot drejton shtetin më të ri në kontinent dhe vendin më proamerikan në glob, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Më poshtë lexoni pjesë nga intervista e Presidentit Thaçi dhënë Televizionit Shqiptar:

Ju ktheheni nga Uashingtoni dhe pak ditë më parë se të niseshit në Uashington, në përgjigje të letrës së Presidentit Trump të datës 18 dhjetor ju i thoni “pajtohem me ju se një marrëveshje që do të zgjidhte të gjitha çështjet e hapura në mes të Kosovës dhe Serbisë është afër tani”. Pse mendoni se marrëveshja është afër tani.?

Thaçi: Vlerësoj se interesimi i SHBA për zgjidhjen finale të angazhimeve tona për arritjen e marrëveshjes përfundimtare mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë, pra ky interesim i SHBA duhet vlerësuar lart dhe ky koordinim me Bashkimin Evropian. Siç dihet, ky proces udhëhiqet nga BE, nga zonja Mogherini dhe ka një koordinim dhe mbështetje të plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky fokus i Uashingtonit dhe Brukselit është i një rëndësie të veçantë për shtetin e Kosovës, por edhe për tërë Ballkanin Perëndimor. Ju përmendët “kutinë e Pandorës” që ndoshta do të flasim më vonë, por mund të theksoj se në letrën e dërguar nga Presidentit Trump mua si President i Kosovës, por edhe Vuçiqit si President i Serbisë, të cilit i thotë se nëse nuk arrihet një marrëveshje e tillë shpejt, atëherë do të pendoheni, por në të njëjtën kohë thekson shumë qartë edhe në drejtimin tim si president i Kosovës, tek institucionet e Kosovës, tek populli i Kosovës, duhet të shkoni nga e ardhmja është momenti për të arritur një marrëveshje, për normalizim, në të njëjtën kohë…

…Citoj letrën: “një mundësi tjetër marrëveshje paqësore gjithëpërfshirëse, vështirë se do të mund të përsëritet për një kohë të gjatë”…

Thaçi: Po unë besoj plotësisht në këtë qasje sepse nëse dështon mund të kemi një kthim në tragjedi, tragjedi që i përmende edhe më herët që do t’i kushtojnë shumë Kosovës…

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com February 12, 2019 10:51 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=423847
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Thaçi për taksën: SHBA-së është duke i humbur durimi Thaçi për taksën: SHBA-së është duke i humbur durimiRating: 4.8