Home / KOSOVA / Thëllohet ‘lufta’ mes kryeministrit dhe presidentit

Thëllohet ‘lufta’ mes kryeministrit dhe presidentit

Thëllohet ‘lufta’ mes kryeministrit dhe presidentit

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Është përshkallëzuar ‘lufta’ mes presidentit Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt.

Insistimi i presidentit Hashim Thaçi për korrigjimin e kufirit me Serbinë dhe rezistenca e kryeministrit Ramush Haradinaj për të mos e hequr taksën ndaj produkteve serbe ka bërë që të përshkallëzohet “lufta” mes dy liderëve kryesorë të vendit.

Analistët vlerësojnë se duke u nisur nga zhvillimet aktuale në fund do të dalë fitues vetëm njëri prej protagonistëve, shkruan Zëri.

Shpërfaqja e idesë për korrigjim të kufirit me Serbinë nga ana e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe vendosja e taksës nga Qeveria, e udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj, kanë bërë që të dy krerët e institucioneve kyçe të vendit të përplasen ashpër mes vete.

Përderisa presidenti Thaçi po vazhdon të insistojë në korrigjim të kufirit me Serbinë, shefi i ekzekutivit është barrikaduar fuqishëm kundër një skenari të tillë.

Kjo, pasi sipas Haradinajt secili qytetar, duke përfshirë këtu edhe presidentin është i obliguar ta mbrojë Kushtetutën e vendit dhe kufijtë e 17 shkurtit të vitit 2008.

Kushdo që e cenon pavarësinë e Kosovës, sipas tij, mund të cilësohet lirshëm armik i popullit. Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se një “luftë” e tillë mes krerëve institucionalë ndikon tejet negativisht për Kosovën.

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com February 13, 2019 8:50 am ne link https://kosovatoday.com/?p=423930
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Thëllohet ‘lufta’ mes kryeministrit dhe presidentit Thëllohet ‘lufta’ mes kryeministrit dhe presidentitRating: 4.8