Home / KOSOVA / VV po i kërkon Shpend Ahmetit që t’ua japë pagat punëtorëve të Pallatit të Rinisë

VV po i kërkon Shpend Ahmetit që t’ua japë pagat punëtorëve të Pallatit të Rinisë

VV po i kërkon Shpend Ahmetit që t’ua japë pagat punëtorëve të Pallatit të Rinisë

Lëvizjes Vetëvendosje Dega në Prishtinë përmes një njoftimi për media ka kritikuar Kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti se pavarësisht premtimit, nuk u ka dhënë pagat punëtorëve të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve.

“Sa muaj do të zgjasë java e Shpendit për t’ju dhënë pagat punëtorëve të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve? Sot, me 8 dhjetor, bëhen një muaj që kur Kryetari i Komunës së Prishtinës ka vizituar Pallatin e Rinisë dhe Sportit dhe në bashkëbisedim me punëtorët ka premtuar që pagat e dy muajve, shtator dhe tetor do t’i merrnin brenda javës. Por sot, edhe një muaj pas, punëtorët e Pallatit të Rinisë e Sportit ende nuk kanë marrë pagat dhe tashmë po bëhen 100 ditë pa paga për punëtorët”, thuhet në njoftim.

Sipas VV-së, Ahmeti nuk po arrin të menaxhojë me asnjë nga përgjegjësitë që i takojnë si kryetar, dhe sipas tyre, sikur kjo të mos mjaftonte pretendon të marrë përgjegjësi shtesë në negociatat me Serbinë.

“Punëtorëve të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve duhet që t’iu jipen pagat sa më parë. Çdo vonesë në këtë drejtim iu jep të drejtë punëtorëve për ndërrmarrjen e hapave të paralajmëruar. Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë po përcjellë me vëmendje gjithë këtë situatë dhe sigurisht që do të qëndrojë krah punëtorëve”, përfundon kumtesa.

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Facebook : KOSOVATODAY
Nga KosovaToday.com December 8, 2018 2:51 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=381597
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . VV po i kërkon Shpend Ahmetit që t’ua japë pagat punëtorëve të Pallatit të Rinisë VV po i kërkon Shpend Ahmetit që t’ua japë pagat punëtorëve të Pallatit të RinisëRating: 4.8