Home / KOSOVA / Zotohet Haradinaj: Taksa 100 % nuk do të jetë e vetmja masë ndaj Serbisë

Zotohet Haradinaj: Taksa 100 % nuk do të jetë e vetmja masë ndaj Serbisë

Zotohet Haradinaj: Taksa 100 % nuk do të jetë e vetmja masë ndaj Serbisë

Qeveria e Kosovës javë me parë mori vendim për taksë 100 % ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj premtoi se Kosova do të ndërmarrë edhe masa të tjera ndaj Serbisë, si kundërpërgjigje ndaj qasjes së kësaj të fundit kundrejt rrugëtimit të Kosovës.

“Taksa 100% nuk do të jetë e vetmja, ky nuk është maksimumi që do të bëjmë”, tha Haradinaj në Televizionin shqiptar A2.Ai gjithashtu tha se “taksa ndaj Serbisë nuk i ka shkaktuar dëme biznesit në Kosovë”.

I pyetur nëse do të ketë një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë sipas shembullit franko-gjerman, Haradinaj tha se “mes Kosovës dhe Serbisë do të ketë një kontratë gjithëpërfshirëse ku do të përcaktohen të gjitha çështjet. Por korrigjimi i kufijve nuk është pjesë e kësaj pakete. Serbia ka pasur gjithmonë ide për ndarjen e Kosovës, por në veri nuk do të ketë skenar ukrainas”.

Sa i përket formimit të Gjykatës Speciale, Haradinaj tha se ajo nuk i frikëson anëtaret e UÇK, madje do t’i bëjë ata edhe më të fortë.

“Kjo do të jetë hera e pestë që trajtohet çështja e UÇK dhe rolit të luftëtarëve të lirisë”, u shpreh Kryeministri i Kosovës.

“As unë as vëllai im Dauti nuk i ndruhemi akuzave. Nëse ne do të ishim anëtarë të INTERPOL nuk do të lëshonim mandat-arresti për serbët”, tha ai.

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Facebook : KOSOVATODAY
Nga KosovaToday.com December 8, 2018 2:11 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=381566
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Zotohet Haradinaj: Taksa 100 % nuk do të jetë e vetmja masë ndaj Serbisë Zotohet Haradinaj: Taksa 100 % nuk do të jetë e vetmja masë ndaj SerbisëRating: 4.8