Sot në Prishtinë mbahet mbledhja e përbashkët e dy qeverive. Në prani të kryeministrave Albin Kurti të Kosovës, Edi Rama të Shqipërisë, si dhe kabinetit qeveritar të të dy vendeve respektive, sot në Prishtinë mbahet mbledhja e përbashkët e dy qeverive, raporton RTK.
Në prani të kryeministrave Albin Kurti të Kosovës, Edi Rama të Shqipërisë, si dhe kabinetit qeveritar të të dy vendeve respektive, sot në Prishtinë mbahet mbledhja e përbashkët e dy qeverive.
Në këtë mbledhje e cila është e teta me radhë, pritet të nënshkruhen një varg marrëveshjesh dypalëshe dhe protokolle të ndryshme bashkëpunimi.
Kjo mbledhje e përbashkët pritet të shërbejë edhe si skanim i marrëveshjeve paraprake për të parë se cilat nga ato që janë nënshkruar vitin e kaluar janë realizuar, cilat kanë mbetur në gjysmë e cilat janë realizuar pjesërisht.
Kjo pasi në nëntor 2021 në Elbasan ishte mbajtur mbledhja e fundit e përbashkët e dy qeverive.
Para kësaj mbledhje, një ditë më parë në Kosovë për vizitë zyrtare erdhi kryeministri Rama i cili zhvilloi disa vizita në biznese të ndryshme në vend si dhe vizitoi familjen e ish presidentit Hashim Thaçi në Burojë të Skenderajt./RTK