Kourtney Kardashian rikthehet me Scott? Dyshja nxisin dyshimet pas këtij detaji që bëri bujë

Scott Disick dhe Kourtney Kardashian kanë qenë një nga çiftet më të komentuar. Edhe pse nuk janë më bashkë, ata ruajnë një marrëdhënie shumë të mirë dhe kjo edhe për shkak të tre fëmijëve të tyre.

Së fundmi, Kourtney ka publikuar një foto e ulur mbi një raft me pasqyrë, ku shfaqet shumë tërheqëse dhe përbri saj ka shkruar “Take a bow”. Por fansat kanë vënë re në këtë foto komentin e ish partnerit të saj, Scott.

Ai i ka lënë një koment që ka nxitur shumë reagime. “Bow wow wow yippi yo yippy yay”, shkruante Scott dhe fansat kanë filluar të komentonin të entuziazmuar se dyshja mund të jenë rikthyer bashkë.

Mirëpo, disa javë më parë Scott u kap në plazh me të dashurën e tij të re, 19 vjeçaren Amelia Hamlin teksa shëtisnin në Malibu dhe dukeshin shumë të lumtur bashkë.

Nuk dihet nëse mund të ketë një rikthim në të ardhmen e afërt të Scott Disick me Kourtney Kardashian.

The post Kourtney Kardashian rikthehet me Scott? Dyshja nxisin dyshimet pas këtij detaji që bëri bujë appeared first on Zonë E Lirë.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !