KQZ-ja heq nga rezultati dy vendvotime


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për përjashtimin nga rezultati të dy vendvotimeve.

Bëhet fjalë për vendvotimet 2717B/01R (Vushtrri) dhe 3805B/05R (Mitrovicë e Veriut) të cilat edhe pas rinumërimit rezulton se ka mospërputhje në mes të nënshrkimeve dhe fletëvotimeve, janë 5 respektivisht 10 fletëvotime më shumë se nënshkrime.

Sami Kurteshi i LVV-së ka kërkuar që për këto vendvotime duhet komisionarët te dërgohen në prokurori, kushdo që të jetë. Për arsye, se siç ka thënë ai paguhen nga KQZ-ja e shteti.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se që nga viti 2010 shkelësit e ligjit dërgohen në prokurori kompetente dhe ata përgjigjen për veprat penale edhe ata që kanë votu nga dy herë.

Daka ka thënë se menjëherë pas certifikimit të rezultateve do të dërgohen në prokurori edhe ata të diasporës që kanë votuar nga dy herë.


Mundesia me shume...
Pamje me shume...