Krasniqi- deputetes Kica-Gjelili: Mos e bëni Kuvendin si Gjykatë


Memli Krasniqi- deputetes Kica-Gjelili: Mos e bëni Kuvendin si Gjykatë.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është përplasur me deputeten e listës së Vjosa Osmanit teksa kanë diskutuar për bordin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Krasniqi i ka thënë deputetes Kica-Gjelili që të mos e kthejnë Kuvendin e Kosovës në Gjykatë ku vendoset për shkarkime kolektive.

“Nuk po çuditet askush që po i heqni tjerët me i pru njerëzit e juaj, ama ruajeni shtetin, këtë copë shteti edhe ashtu të dobët institucionalisht, dhe mos e bëni Kuvendin Gjykatë se nuk iu ka hije as juve, e nuk iu bën nder as sot as nesër”, ka thënë Krasniqi teksa ka thënë se në Ligj përcaktohet që anëtarët e bordit të KPMSHCK-së zgjidhen individualisht dhe kësisoj s’mund të shkarkohen në mënyrë kolektive.


Na lexoni...

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...