Krasniqi: PDK do të udhëheqë me Fushë Kosovën

Kreu i partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është bindur se kandidati i partisë së tyre, Rrahim Tërnava është zgjidhja më e mirë për qytetarët e Fushë Kosovës, për t;i udhëhequr ata.

“Koha e qeverisjes pa vizion në Fushë Kosovë, duhet të marrë fund me 17 tetor, që me 18 tetor, Rrahim Tërnava bashkë me qytetarët, të nisë kapitullin e ri për këtë qytet të mundësive e potencialit.

Rrahimi është i afërt e i dashur me të gjithë, mik i qytetarëve, që ua vlerëson mundin e përkushtimin. Politikan që ka plan për të rinjtë dhe të rejat e Fushë Kosovës, për familjet, për ndërmarrësit, për punëtorët, për mësimdhënësit e nxënësit, mjekët dhe infermierët, për njerëzit e artit, sportit e kulturës, pa dallim.

Në këto zgjedhje, ne jo veç që kemi kandidatin më të mirë e listën më të denjë, por edhe vullnetin e pathyeshëm për të fituar, e për të transformuar Fushë Kosovën”, ka shkruar Krasniqi.