Krasniqi reagon pasi PDK u bë anëtare e LIBSEEN

Abazoviq flet për Ballkanin e Hapur: S’është armiqësore çdo gjë që vjen nga përtej kufirit

PDK është bërë anëtare e LIBSEEN.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se partia e tij është bërë anëtare e Rrjetit Liberal të Europës Juglindore (LIBSEEN), e cila është një nismë që mbledh partitë liberale të rajonit.

“I lumtur të njoftoj që PDK-ja është bërë një anëtare e plotë e LIBSEEN. Ne jemi të përkushtuar të punojmë së bashku për një të ardhme europiane për Kosovën dhe të gjitha vendet në Europës Juglindore”.

Krasniqi ka falënderuar edhe kryetarin e LIBSEEN, Roman Jakiç, si dhe miqtë e tij nga ky rrjet për mbështetjen që i kanë dhënë PDK-së.

Rrjeti Liberal i Europës Juglindore është një aleancë e partive liberale dhe e ‘think tanks’ në rajon, e themeluar në Shkup në vitin 2008. Synimi kryesor i këtij rrjeti është të mbledhë partitë liberale të Evropës Juglindore dhe të zbatojë politika liberale në vendet përkatëse.

Pjesë e rrjetit është edhe AKR-ja e Behgjet Pacollit, si dhe parti nga Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi e të tjera.