Kroacia goditet sërish nga një tërmet, shkaktohen dëme materiale


Kroacia është tronditur sërish nga një tërmet me magnitudë 4.1 të shkallës rihter mëngjesin e sotëm. Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 5:37.

Mësohet se tërmeti kishte një thellësi 10.94 metra ndërsa epiqendra e tij ishte në qytetin Glina. Po ashtu, tërmeti është shoqëruar nga paslëkundje në të njëjtën zonë ku më e forta ka qenë 3.6 ballë dhe gjashtë të tjera midis 2 dhe 3 ballë. Nga tërmeti ka pasur dëme materiale.

Kujtojmë se muajin e kaluar Kroacia u trondit nga një tërmet 6.1 ballë, që shkaktoi edhe viktima dhe të plagosur.

The post Kroacia goditet sërish nga një tërmet, shkaktohen dëme materiale appeared first on Hapur.


Mundesia me shume...
Pamje me shume...