Kryediplomati serb ankohet te Escobar dhe Lajcak: Kosova nuk e ka implementuar pjesën kryesore, Asociacionin

IKD reagon ndaj arrestimit të kameramanit të Albion Selitaj gjatë kryerjes së detyrës

Selakoviq ankohet te Escobar dhe Lajcak: Kosova nuk e ka implementuar pjesën kryesore, Asociacionin.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq, është takuar sot në Beograd me Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajcak me të cilët ka diskutuar për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.

Selakoviq pretendon se Serbia ka përmbushur shumicën e obligimeve nga dialogu, derisa sipas tij Kosova edhe pas gati nëntë vitesh të arritjes së marrëveshjes, nuk e ka implementuar pjesën kryesore të marrëveshjes, e që Selakoviq thotë se është Asociacioni i Komunave me shumicë serbe.

Selakoviq e ka hapur edhe temën e zgjedhjeve të ardhshme të Serbisë, duke thënë se duhet të gjendet një zgjidhje, meqë sipas tij, në dy dekadat e fundit serbët në Kosovë kanë votuar dhe votat janë mbledhur me asistencën e OSBE-së.