Kryediplomatja kosovare në Forumin e Prespës: Orientimi pro BE, po sfidohet nga Rusia

Gërvalla në Forumin e Prespës: Orientimi pro BE, po sfidohet nga Rusia.

Në kuadër të Forumit të Prespës që po mbahet në Maqedoninë e Veriut, sot po diskutohet në kuadër të sesionit “Ballkani Perëndimor- Manovrimi në kohëra turbulente”.

Të pranishëm janë Gabriel Escobar, I dërguar I posaçëm I SHBA-së për Ballkanin perëndimor, Stuart Peach, I dërguar I Britanisë së Madhe për Ballkanin perëndimor e shumë diplomatë të tjerë.

Në mesin e tyre është edhe ministrja e Punëve të Jashtme e Diasporës, Donika Gërvalla.

Në fjalën e saj, ajo tha se Kosova është vendi më pro evropian, pro perëndimor e pro NATO

Megjithatë, kryediplomatja kosovare u shpreh se ky orientim që është kryesor për vendin, sfidohet nga aspekte të ndryshme të sigurisë.

“Unë mendoj se siguria nuk është vetëm për armët, por të gjitha aspektet e tjera. Një prej tyre janë lajmet e rrejshme”, tha ministrja gërvalla në fjalën e saj, raporton RTKlive.

Ministrja Gërvalla u shpreh se Kosova dhe rajoni ballafaqohen pak a shumë me të njëjtat probleme dhe se duhet bashkëpunim I ngushtë mes vendeve.

“Ndikimi I Rusisë në rajon është në mënyra të ndryshme e një prej tyre janë përmes lajmeve të rrejshme”, tha Gërvalla.

Ajo tha se nëse BE-ja është e interesuar për sigurinë në Ballkanin perëndimor, atëherë duhet përfshirë rajonin në BE.