Kryemadhi: Nuk kemi ndonjë shpresë tek Reforma Zgjedhore

Dhe kam përshtypjen se jemi në unison të gjithë si opozitë. Vendosja e ngritjes së Këshillit Politik ishte një shans ose një mundësi e fundit, që i jepet mazhorancës për të treguar që është e gatshme për të reflektuar apo për të dhënë një shenjë po themi të jetës demokratike në Shqipëri. Edhe pse unë personalisht, por jam e bindur që edhe vetë z. Basha nuk është se kemi ndonjë shpresë shumë të madhe se reforma zgjedhore do të ndryshojë atë çfarë shqiptarët shikojnë në jetën e përditshme, por ulja në Këshillin Politik dhe përmbyllja e një nga kushteve e cila është reforma zgjedhore mendojmë që është obligimi ynë i fundit politik ndaj partnerëve ndërkombëtarë dhe ndaj BE për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate. Sot, unë nuk kisha absolutisht dyshimin më të vogël që do të ndodhte kjo çfarë ka ndodhur më shumë prej katër orësh është diskutuar për identifikimin biometrik nuk është diskutuar fare për qeverinë tranzitore, pra nuk ka ardhur akoma në atë pikë. Është diskutuar roli i policisë në sistemin zgjedhor dhe identifikimi biometrik që parimisht edhe me partnerët ndërkombëtarë edhe me OSBE/ODHIR edhe po themi në një farë mënyre në bisedat informale, është rënë dakord që identifikimi biometrik sot është shumë i domosdoshëm duke pasur parasysh që ne kemi një mungesë reagimi nga SPAK përsa i përket 339 dhe 184. Ato kanë kaq shumë gjëra që po ndodhin saqë këto dosjet i ka zënë pluhuri.

Gjërat që po ndodhin janë produkt i këtyre dosjeve…

Janë disa produkte të tjera z.Koka sepse është rasti i Krujës që keni 600 emigrantë që kanë votuar në 2017 dhe është mbyllur dosja në Prokurorinë e Krujës. Njëri ishtë në Las Vegas luante atje kuqeze kazino, por ndërkohë ka votuar.

E provuar kjo?

Sigurisht që është e provuar. Janë denoncime që ka bërë PD të 600 emigrantëve që janë të identifikuar edhe në Tims, sepse persona të cilët tregohen që kanë votuar në fletë dhe kanë vendosur firmën apo numrat e identifikimit, janë persona që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Itali, Gjermani e me radhë. Pra, identifikimi biometrik në njëfarë mënyre mbyll atë përgjimin që ju blejmë kartat e identitetit, ju marrim kartat e identitetit që të mos shkojnë të votojnë e të tjera me radhë. Pastaj vijmë në rolin e policisë, ku të paktën sot, akoma pa u tharë lotët dhe akoma pa ikur shenjat e dhunës së Teatrit të Policisë së Shtetit, do të ishte të paktën edhe më e moralshme nga ana e mazhorancës për të bërë rolin e një toleranti. Megjithatë, unë shpresoj që reagimi të vijë nga vetë ata që besojnë tek Edi Rama. Unë nuk kam besuar dhe skam pse të besoj, megjithatë edhe pse irritimet apo histeritë politike që dëgjonim herë pas here për sa i përket reformës zgjedhore, sikur opozita do t’i prishte, tregon haptazi që opozita ka qenë gjithmonë e gatshme, që në nëntor kur ka filluar bashkëbisedimi dhe ndërmjetësimi nga ndërkombëtarët për Këshillin Politik. Më pas ajo çfarë ne kërkonim të bëhej brenda dhjetorit të vitit të kaluar, por tërmeti e spostoi, më pas ishte 29 shkurti e u shty më pas, pasta pandemia e kështu me radhë, ku dhe mbledhja e parë pas pandemisë është kërkuar nga zoti Bylykbashi e zoti Vasili, ku përsëri u kërkua që mbledhja të bëhej ditën e hënë, por mazhoranca e ka pushim e ca të huaj gjithashtu. Kur ndërkohë me datën 31 maj, është një datë e cila është e vendosur, e fiksuar dhe e kërkuar nga opozita, ku përsëri që në shkurt opozita ka paraqitur të tëra propozimet e saj dhe besoj se edhe sot, ose nesër në mëngjes paraqet propozimet e fundit, për kërkesat që kanë kërkuar dhe partitë e frontit opozitar brenda koalicionit.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !