Kryeministri Kurti dhe ministrja Haxhiu thërrasin konferencë për media në orën 13:30

Mosefikasiteti i Kuvendit, mazhoranca premton dinamikë të re

Zhvillim i papritur, Kurti dhe Haxhiu thërrasin konferencë për media në orën 13:30.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot do të mbajnë konferencë për media.

Konferenca nis nga ora 13:30 në ndërtesën e Qeverisë, sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit.

Megjithatë, në njoftim nuk tregohet tema për të cilën do të flasin kryeministri dhe vartësja e tij në ditë vikendi.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu mbajnë konferencë për media. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë KOHA: 13:30”, thuhet në njoftim.