Kryeministri Kurti flet për udhërrëfyesin me Serbinë: Qytetarët trajtohen barabartë

U përfol për lidhje me Mozzik, Kiara Tito reagon për herë të parë

Kurti iu flet ministrave për udhërrëfyesin me Serbinë: Qytetarët trajtohen barabartë.

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë foli për tranzicionin energjetik që tha se synon ta bëjë viteve të ardhshme. Ai e lavdëroi udhërrëfyesin për të cilin Kosova dhe Serbia u dakorduan të martën.

Kurti foli për bashkëpunim rajonal në fushën e energjisë, “në radhë të parë me Shqipërinë por edhe me vendet tjera”.

Kurti tha se në Strategjia e Energjisë 2022 – 2031 e Qeverisë përfshin edhe zbatimin e udhërrëfyesit të dakorduar me Serbinë.

“Strategji e cila u shërben më së miri të gjithëve, me një sektor të energjisë që furnizon e trajton në mënyrë të barabartë të gjithë qytetarët. E trajtimin e barabartë të të gjithë qytetarëve e Republikës sonë në raport me konsumin dhe pagesën e energjisë elektrike do ta mundësojë zbatimi i udhërrëfyesit të dakorduar dje”, tha ai.

Kurti tha se do të punojnë “për një të ardhme energjetike të Kosovës më të qëndrueshme”.

Kosova u pajtua që t’i japë kompanisë së shtetit serb, “Elektrosever” leje për të operuar në veri të vendit. Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai serb, Petar Petkoviq e nënshkruan dokumentin e implementimit të marrëveshjeve të viteve 2013 dhe 2015, kur në krye të shtetit ishin Hashim Thaçi e Isa Mustafa.

Këtë, që Kurti në vitin 2018 tha se nuk do të duhej të ndodhte kurrsesi, e mirëpriti të martën.