Kryeministri Kurti: Nuk kemi paguar asnjë cent për energjinë në veri, shumë shpejt fillon faturimi

“Mungon një person nga aksidenti”, prokuroria në Bullgari zbulon misterin e madh

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur rreth pagesës së energjisë elektrike për serbët e veriu.

Kurti në Kuvendin e Kosovës ka thënë se po vuajnë pasojat e dakordimeve të mëparshme, siç tha ai të pafavorshme, në Bruksel.

Ai është shprehur se shumë shpejt do të nisë faturimi i energjisë elektrike për serbët në veri.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se KOSST ka vazhduar t’i mbulojë devijimet e energjisë elektrike në atë pjesë të vendit dhe Qeveria nuk e ka paguar për atë energji elektrike.

“Ne kemi qenë kritikë kur kemi qenë në opozitë, prandaj sot e kemi trashëguar një gjendje që ka dëshmuar se kemi pasur të drejtë në kritikën tonë. Janë bërë shumë dakordime të pavaforshme për Kosovën në Bruksel, dhe ne po i vuajmë pasojat. Argumentet kryesore kundër nesh në Bruksel janë dakordimet e mëparshme. Me krejt çfarë dimë e mundemi shumë shpejt do të vijë dita që do të fillojë faturimi në veri sepse është padrejtësi e madhe ndaj qytetarëve”, u shpreh Kurti.

Lajme me shume...