Kryeministri Kurti pas vdekjes së presidentit të Parlamentit Evropian: Miku i Kosovës do të na mungojë tmerrësisht

Kurti pas vdekjes së Sassolit: Miku i Kosovës do të na mungojë tmerrësisht.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas vdekjes së presidentit të Parlamentit Evropian, David Sassoli.

Kurti ka shkruar se Sassoli ishte mik i Kosovës dhe burrë që solli blera evropiane në institucionet e BE-së.

“Jemi të pikëlluar nga lajmi për vdekjen e David Sassoli-t, president i Parlamentit Evropian, mik i Kosovës dhe një burrë që vërtet solli vlera evropiane në institucionet e BE-së. Do të na mungojë tmerrësisht”, shkroi kryeministri.

Presidenti i Parlamentit Europian, Davide Sassoli, ka vdekur si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

65-vjeçari Sassoli ishte shtruar në spital që prej 26 dhjetorit, për shkak të një komplikacioni serioz i shkaktuar nga mosfunksionimi i sistemit imunitar.

Sassoli, një politikan italian i qendrës së majtë, u trajtua gjithashtu në një spital francez për pneumoni në shtator.

Sassoli u zgjodh president i Parlamentit Europian më 2019. Mandati i tij do të përfundonte këtë muaj dhe nuk pritej të kërkonte një të dytë.

Për shkak të sëmundjes, ai nuk ishte në gjendje të kryesonte parlamentin me bazë në Strasburg në javët e fundit dhe humbi ngjarjen vjetore të Komisionit Evropian për gjendjen e unionit në shtator.

Lajme me shume...