Kryeministri Kurti vazhdon “ekspeditën biznesore” në SHBA, viziton kompaninë Uber

Pas sulmit ndaj profesoreshës, vjen reagimi i Universitetit të Prishtinës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po vazhdon të qëndrojë në Kaliforni, më saktësisht në Luginën e Silikonit.

Sot është dita e pestë e vizitës së tij zyrtare atje, dhe deri tash takimet e tij kanë qenë vetëm me njerëz të biznesit, me përjashtim të ditës së parë kur u takua me Drejtoreshën e MCC, Alice Albright, shkruan Reporteri.net.

Ai sot ka njoftuar se ka vizituar kompaninë Uber.

“Në Kaliforni, startup-et në zhvillim që u shndërruan në gjigantë të themeluar—si Uber—na kujton se një vend i ri si Kosova, unik në nivelin tonë të motivimit personal dhe talentit krijues, ka një të ardhme të ndritur në inovacion, duke paraqitur një mundësi të madhe për SHBA-në investim dhe partneritet”, ka shkruar Kurti.

Pas sulmit ndaj profesoreshës, vjen reagimi i Universitetit të Prishtinës