Kryeministri Rama lë të kuptohet se bashkë me Vuçiqin dhe Kovacevskin do ta refuzojnë Samitin e BE-së

Deklarohet BE-ja për Marrëveshjen për Energjinë: Kompania serbe nën ligjet e Kosovës do të fillojë furnizimin me rrymë

Rama lë të kuptohet se bashkë me Vuçiqin dhe Kovacevskin do ta refuzojnë Samitin e BE-së.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka lënë të kuptohet se bashkë me Aleksander Vuçiqin dhe Dimitar Kovacevskin nuk do të bëhen pjesë e samitit të ardhshëm të Bashkimit Evropian.

Rama ka thënë se duket që në fund të atij Samiti, përsëri Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të marrin një “jo, më fal”, shkruan Gazeta Express.

Në reagimin e tij, Rama në fund thotë se i gjithë Bashkimi Evropian është rrëmbyer nga Bullgaria, dhe sipas kreut të Qeverisë shqiptare një spektakël i tillë s’është i mirë për t’u parë.

“Ne diskutuam gjatë sot me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për Samitin e ardhshëm të BE-së. Duket se një tjetër “Jo, më fal!” do të jetë ajo që do të dëgjojmë në fund! I gjithë Unioni i rrëmbyer nga Bullgaria nuk është një spektakël i mirë për t’u parë! Çfarë duhet bërë atje?”, ka shkruar Rama.