Kryeministrja serbe: S’kemi lajme të mira nga dialogu, evropianët kundër “Open Ballkan”

Shefja e Zyrës Ndërlidhëse greke: Raportet me Kosovën i kemi avancuar, Bislimi: Tani është momenti i duhur të na njihni

Bërnabiq: S’kemi lajme të mira nga dialogu, evropianët kundër “Open Ballkan”.

Në Firence të Italisë po zhvillohet një takim kushtuar situatës së Bashkimit Evropian në të cilën po merr pjesë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell e edhe kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq.

Bërnabiq në këtë takim ka folur ndër të tjera edhe për dialogun Kosovë – Serbi, ku tha se s’kanë shumë lajme të mira.

“Me folëm për dialogun ndërmjet Prishtinë dhe Beogradit. Nuk kemi shumë lajme të mira atje, për të cilat foli edhe presidenti Aleksandar Vuçiq. Por, ne po e bëjmë më të mirën dhe gjithmonë dërgojmë të njëjtin mesazh, se paqja dhe stabiliteti janë më të mirat dhe më të rëndësishmet për ne”, është shprehur Bërnabiq, shkruan Tanjug, transmeton Klankosova.

Kryeministrja serbe, në këtë takim ka folur edhe për nismën “Open Ballkan”, ku tha se ndonëse edhe politikanë evropianë mendojnë se kjo nismë e ka ndarë rajonin, nga kjo nismë mund të përfitojnë të gjithë.

Pjesë e panelit ishin edhe Emisari Special për Dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak dhe ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schalenberg, të cilët sipas Bërnabiq ishin kundër nismës “Open Ballkan”.

“Nisma është e hapur për të gjithë dhe mund të përfitojnë të gjithë. Shumë politikanë, madje edhe evropianë mendojnë se nisma “Open Ballkan” e ka ndarë rajonin, përfshirë edhe Lajçak e Schalenber”, është shprehur Bërnabiq.