Kryeparlamentari Konjufca shkon sot në Hagë, takimet me ish-krerët e UÇK-së i zhvillon nesër

Konjufca shkon sot në Hagë, takimet me ish-krerët e UÇK-së i zhvillon nesër.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca për pak do të niset në Hagë për t’i takuar ish-krerët e UÇK-së.

Shefi i kabinetit të tij, Ilir Kërçeli, ka konfirmuar për Klankosova.tv, se takimet me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, do t’i zhvillojë nesër.

Ndryshe, Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi e kanë pranuar vizitën e Konjufcës.