Kryesindikalisti i afërt me VV-në në RTK, Fadil Hoxha, “sekser” i suksesshëm për Bordin e ri!

Kryetari i njërës prej sindikatave të punërorëve të RTK-së, Fadil Hoxha, që njihet për afërsinë publike me Vetëvendosjen, duket se ka arritur të përdorur lidhjet e tij me deputetët e partisë së kryeministrit Albin Kurti për ta futur në rrethin e ngushtë të kandidatëve për anëtare të Bordit të ri të RTK-së kusherinën e tij, Teuta Hoxha Morina.

Fadil Hoxha i cili para disa muajve e edhe para disa ditëve ishte “zëri i arsyes” për shkarkim të bordit të RTK-së, dhe eliminim të disa kandidatëve për bordin e ri, duket se po ia arrin qëllimit që ta shtyjë përpara familjaren e tij për anëtare të bordit.

Burimet e Ballkani. info thonë se vajza e axhës së babës së kryetarit të Sindikates së Pavarur të RTK-së, Fadil Hoxhës është futur në listën e ngushtë për kandidatët e bordit të RTK-së që pritet të votohen nesër në Kuvendin e Kosovës.

Teuta Morina Hoxha nga Gjilani, duket se falë mbështetjes nga sindikalisti i RTK-së mund të votohet për anëtare të re të bordit të RTK-së.

Në këtë formë, Fadil Hoxha po e shtynë agjendën e tij për t’ia hapur vetës rrugën për projektin e synuar shumëvjeçar që të bëhet Drejtor Gjeneral i RTK-së.

Madje burimet thonë Fadil Hoxha me rrethin e tij tashmë i kanë ndarë pozitat se kush ku do të vendoset pas zgjedhjes së bordit të ri nga shumica parlamentare e Vetëvendosjes.

Mirëpo, kandidimi i Teuta Hoxha Morinës është konflikt interesi në bazë të Ligjit për parandalim të konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, ku neni 1.6 thotë se: Të afërmit në vijë të tërthortë deri në shkallën e 4, përbën shkelje.

Kujtojmë se Fadil Hoxha në postimet e veta të fundit ishte shumë i zëshem për të eliminuar 2 kandidatët e larguar së fundi nga deputetët nga lista e anëtarëve të Bordit: Ismet Sijarina dhe Arta Pllana.

Lajme me shume...