Kthesë e madhe: Milan hyn seriozisht në garë për Dybalan

E ardhmja e Gazidis e pasigurt te Milani

Milan mund të bëjë lëvizjen për Dybala, por ka një kusht.

Milan mund të tentojë transferimin e Paulo Dybala.

Ylli argjentinas, Paulo Dybala është pa skuadër, pasi kontrata e tij me Juventus ka skaduar.

Lojtari është duke kalkuluar opsionet për të ardhmen. Tani, thuhet se Milan mund të bëjë një lëvizje, përcjell lajmi.

Megjithatë, ‘La Joya’ kishte një pagë të lartë, dhe ka një kërkesë të lartë për pagën e ardhshme.

Milan, me situatën aktuale financiare, nuk mund të sigurojnë një të tillë. Ata kanë nevojë të shohin një ulje në kërkesën për pagë nga argjentinasi.

Në rast se Dybala pajtohet për një pagë më të ulët, Milan mund të jetë skuadra që i jep një kontratë lojtarit