Kualifikohet Roma, dhuron spektakël

Milan dhe Pioli bien në ujdi

Roma kualifikohet me spektakël.

Roma ka prerë biletën për në fazën tjetër të Europa Conference League.

Edhe matematikisht, një xhiro para fundit të grupeve, Roma ka siguruar kalimin tutje, pasi e mundi 4-0 në shtëpi skuadrën e FK Zorya Luhansk, raporton Gazeta Express.

Vendasit nisën goleadën në minutën e 15’, Carlos Perez shënoi për 1-0.

Më pas, në atë të 33-të, Nicolo Zaniolo e ka shënuar golin e dytë për vendasit.

Pak minuta më vonë, në atë të 41’, Veretout gaboi nga pika e bardhë dhe me rezultatin e minutës së 33-të, skuadrat shkuan në pushim të pjesës së parë.

Me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 46-të, ka shënuar edhe sulmuesi Abraham, për 3-0.

Derisa i njëjti shënoi për rezultatin përfundimtar 4-0 në minutën e 75-të, një gol shumë të bukur.

Me këtë fitore, Roma ka shkuar në kuotën e 10 pikëve duke ua kualifikuar në fazën tjetër të Conference League.

Në Grup prin Bodo/Glimt me 11 pikë, dhe në xhiron e fundit do të luhet vetëm për çështjen e liderit.

Lajme me shume...