Kujtohet dita kur u vra Luani, rrëfimi rrënqethës i Rafet Ramës: Ramushi më mbuloi me trup për t’më mbrojtur nga plumbat

Zbulohet se çfarë i bëri bashkë Bashkimin e “Për’puthen” me Ana Kabashin

Rrëfimi i Rafet Ramës për ditën kur u vra Luani: Ramushi më mbuloi me trup për t’më mbrojtur nga plumbat.

Rafet Rama ishte pjesë e një grupi ushtarësh të UÇK-së që më 6 maj 1997 u përballën në betejë të drejtpërdrejt me ushtrinë serbe në kufirin Kosovë – Shqipëri teksa po sillnin armatim në Kosovë. Rafet Rama kishte rrëfyer në Frontal të T7 ngjarjen se si ish-komandanti i UÇK-së, Ramush Haradinaj e kishte mbuluar me trupin e tij për ta mbrojtur nga breshëria e plumbave në betejën ku para 25 vjetëve u vra Luan Haradinaj, ndërkaq ai mbeti i plagosur.

Edhe pse ende nuk dihej se kush ka shpëtuar e kush jo nga breshëria e plumbave, ishte Ramush Haradinaj ai i cili iu afrua Rafet Ramës, për t’i ndihmuar, pasi që ishte i pari që ishte plagosur, shkruan Gazeta Express.

E vet Rafet Rama tregoi se Ramush Haradinaj e kishte mbuluar atë me trupin e tij, që ta mbronte nga breshëria e plumbave që po kalonte mbi ta.

“Ramushi erdhi drejt te unë, u hodh mbi mua që të më mbronte nga plumbat që vinin mbi ne. Atij i kërkova vetëm çantën e rëndë me armatim të ma largonte nga shpina dhe të mos sakrifikohej për mua. Me zor u largua nga unë, dhe pasi u largua diku 5 metra, e dëgjova zërin e tij që tha se edhe ai u plagos”, ka rrëfyer Rafet Rama.

Në betejën e 6 majit 1997, ishin plagosur Rafet Rama e Ramush Haradinaj, kurse Luan Haradinaj kishte mbetur i vrarë.