Home / KURIOZITETE / Air Albania kompania e pare shqiptare qe prezenton Edi Rama !

Air Albania kompania e pare shqiptare qe prezenton Edi Rama !

Ekuipazhit të parë shqiptarë në kuptim e plotë të fjalës dhe besoj që secili prej jush është i frymëzuar nga kjo aventurë jetë për të qenë në hapin e parë, njerëzit e parë që do të shoqëroni rrugëtimin e qindra mijëra, e pastaj milion a miliona udhëtarëve shqiptarë çdo vit.

Jeni këtu pas një konkursi jo të lehtë, jam informuar që ju do të ndiqni edhe kursin e ekselencës për të marrë të gjitha mësimet e nevojshme përpara se të hipni në bord. Jam i bindur që edhe me kostumet që po bëhen gati do jemi konkurrues me ekuipazhet më të bukur dhe më të hijshme të botës.

Air Albania është një projekt që ka një rëndësi të veçantë sepse është para kompani ajrore që ka flamurin tonë, dhe e para me kapital publik, në bashkëpunim me një ndër kompanitë më ekselente, Turkish Airlines. Një projekt që fillon me këmbë të mbarë falë jush, dhe falë avionëve që do të kemi në dispozicion. Të cilët do të jenë të një modeli më të fundit dhe që nuk i ka askush në rajonin tonë.

Është një projekt i rëndësishëm në shumë aspekte, do t’u japë shqiptarëve një pikë referimi të palëvizshme. Do të lindë dhe do të rritet hap pas hapi për t’u kthyer në një tjetër mekanizëm të motorit të ekonomisë sonë, për t’i shërbyer me standartet më të larta bashkëkohore, të udhëtimeve ajrore, për të kontribuar në uljen e çmimeve, që me thënë të drejtën nganjëherë edhe marramendëse. Patjetër që si projekt në të ardhmen do të sjellë mundësi të reja, në këtë fushë, ku ne nuk do të njoftohemi vetëm me ekuipazhin e bukurisë por edhe do të përfitojmë nga bashkëpunimi me kompaninë partnere, për të kualifikuar edhe pilotët dhe teknikët tanë.

Air Albania kompania e pare shqiptare qe prezenton Edi Rama !

 

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Nga KosovaToday.com May 11, 2018 7:05 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=177067
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email info@ kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Air Albania kompania e pare shqiptare qe prezenton Edi Rama ! Air Albania kompania e pare shqiptare qe prezenton Edi Rama !Rating: 4.8