Home / KURIOZITETE / Modelja 18 vjeçe ra nga kati i 14-të i pallatit, familja: E vranë! (Video)
Modelja 18 vjeçe ra nga kati i 14-të i pallatit, familja: E vranë! (Video)

Modelja 18 vjeçe ra nga kati i 14-të i pallatit, familja: E vranë! (Video)

Familja e një modeleje 18-vjeçare holandeze, e cila ra nga kati i 14-të i një pallati në Kuala Lumpur duke humbur jetën, kanë reaguar duke thënë se vajza e tyre është vrarë

Ivana Smit, e cila do të merrte pjesë në “Next Top Model” të Belgjikës u gjet e vdekur, pa rroba, teksa kishte rënë nga pallati në dhjetorin e vitit të kaluar.

Policia malajziane e klasifikoi tragjedinë si vdekje e papritur, aksident ose vetëvrasje.

Por së fundmi, ka reaguar familja e 18-vjeçares duke pretenduar se ajo është vrarë. Xhaxhai i modeles është shprehur: “Ajo kishte botën në këmbët e saj. Ne nuk besojmë se ajo ka vrarë veten apo vdiq si pasojë e një aksidenti. Ajo na kishte premtuar se do të ishte në Belgjikë në finalen e “Next Top Model”, por u kthye në arkivol”.

Familja tashmë ka angazhuar një ish-detektiv policie për të hetuar vdekjen e modeles.

Ivana e kaloi natën me manjatin amerikan Alex Johnson, 44 vjeç dhe bashkëshorten e tij Luna, 31 vjeç. “Daily Mail” shkruan se të tre e njohin njëri-tjetrin dhe kanë kaluar një natë intime së bashku teksa ishin të alkoolizuar.

Ndërkohë, në pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë, teksa ishin duke u futur në ashensor, 18-vjeçarja duket në gjendje të dehur.

Modelja 18 vjeçe ra nga kati i 14-të i pallatit, familja: E vranë! (Video)

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Nga KosovaToday.com April 20, 2018 1:18 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=166593
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email info@ kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Modelja 18 vjeçe ra nga kati i 14-të i pallatit, familja: E vranë! (Video) Modelja 18 vjeçe ra nga kati i 14-të i pallatit, familja: E vranë! (Video)Rating: 4.8