Home / KURIOZITETE / Mos shiko poshtë! “I krisuri” hedh veten nga një shkëmb në mbi 240 metra lartësi, pa parashutë (Video)

Mos shiko poshtë! “I krisuri” hedh veten nga një shkëmb në mbi 240 metra lartësi, pa parashutë (Video)

Një “i krisur” hodhi veten nga skaji i një shkëmbi, veprim i cili paraqitet në pamjet e pabesueshme që thuhet se janë filmuar në parkun kombëtar Yosemite, Kaliforni.
Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, videoja me pamje drithëruese kap momentin që kur ai hidhet nga shkëmbi në një lartësi prej mbi 240 metrash dhe kërcen drejt tokës me asgjë më shumë se një litar të vetëm, për ta mbajtur atë nga rënia drejt vdekjes së tij.

Bëhet fjalë për Ryan Jenks, një sipërmarrës 33-vjeçar dhe një adhurues i hedhjes me litar.

Megjithëse mund të duket i çmendur, nuk është diçka që ai mori me lehtësi. Ai ishte duke planifikuar një kërcim të tillë për më shumë se një vit, pasi vendosi se ky vend ishte perfekti për të bërë diçka të tillë.

Gjithsesi, çfarë ai dëshiron nga të tjerët është që të mos e kopjojnë atë, sepse megjithatë mendon se është diçka me rrezik.

Read Offline:
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Mos shiko poshtë! “I krisuri” hedh veten nga një shkëmb në mbi 240 metra lartësi, pa parashutë (Video) Mos shiko poshtë! “I krisuri” hedh veten nga një shkëmb në mbi 240 metra lartësi, pa parashutë (Video)Rating: 4.8