Home / KURIOZ / Prej 300 msitnive i kishin dështuar vetëm 5: Ky është rrëfimi interesant i plakut nga Mitrovica

Prej 300 msitnive i kishin dështuar vetëm 5: Ky është rrëfimi interesant i plakut nga Mitrovica

Prej 300 msitnive i kishin dështuar vetëm 5: Ky është rrëfimi interesant i plakut nga Mitrovica

Zanatin i mesitnisë e filloi nga familja e tij. Quhet Bajram Musliu, nga fshati Zasellë i Mitrovicës, që njihet edhe si Bajram Zasella.

Zanatin e mesitnisë e kryen që 40 vjet dhe kjo si pasojë e regjimit të atëhershëm komunist. Për ‘idare’, siç thotë Bajram Musliu, ka kryer plot 304 mesitni të suksesshme, prej të cilave vetëm pesë i kanë dështuar.

Në një rrëfim për Telegrafin, Bajram Musliu, thotë nuk ka lënë fshat të rajonit të Mitrovicës, por edhe shumë më gjerë nëpër fshatrat dhe qytetet e Kosovës që nuk ka dhënë e marrë fjalë.

“Zakonisht kam kaluar mirë dhe nuk kam pasur probleme. Kam ec nëpër hallk ku kam pa djalë e vajzë të mirë, jam mundu me i bo bashkë”, tha ai.

Për këtë njeri të moshuar që ka kaluar të tetëdhjetat, thotë se nuk ka ndonjë gjë të pazakonshme në punën e tij.

“Kur shkoj mesit paraprakisht mësoj disa gjëra elementare për familjet dhe traditat e tyre. Tash edhe njoh shumë njerëz meqë puna ka qenë e tillë. Nga fjalët që zgjedh zakonisht janë lëvdata për familjen e djalit që më shtinë mesit. E lavdëroj familjen, mandej djalin dhe kërkoj që të vendoset sa më shpejtë, meqë në të kundërtën dalin njerëz që flasin keq dhe e prishin punën”, sqaroi Musliu.

Një nga rastet që i ka mbetur në kujtesë, është edhe rasti i një mesitnie të një djali që kishte probleme fizike me këmbë dhe duar.

“Në një katund, Smrekonicë, një djalë ishte me të meta fizike. Ai më kishte mbetur në mendje dhe doja që t’ia gjeja një nuse. Në një mesitni që shkova me dërgua fjalë, pash një vajzë të re duke vallëzuar, por që njërën dorë nuk e ngrite lartë. Mora vesh cila është nëna e saj. E thirra nënën e saj dhe e pyeta pse nuk e ngrit njërën dorë kjo. Më tha sa e ka të metë. Unë menjëherë reagova duke e pyetur se a është e fejuar. Kur mora vesh që jo, atëherë i thashë që po i gjejmë një vend dhe nëna e saj u gëzua shumë. Mandej unë pas disa ditësh shkova në shtëpinë e këtij djali dhe iu thashë prindërve të tij, nëse na e bën një kafjall të mirë po ta fejojmë djalin. Pati qejf, por më tha se djali është sakat. E di i thashë. Mandej i mora djalin, kushërirën dhe një vajzë të saj dhe shkuam në shtëpinë e vajzës. Hymë brenda dhe u panë. Të gjithë u pajtuan. Tash ata janë të martuar dhe kanë fëmijë”, u shpreh i emocionuar Musliu, duke treguar po ashtu se ky djali ishte pas tetë motrave, i cili sot është baba i tri fëmijëve.

Mesiti i njohur në rrethinën e Mitrovicës, përmend edhe shumë raste të tjera të ndryshme interesante që i ka fejuar djemtë dhe vajzat.

Ai tha për Telegrafin, se për të rinjtë merr shumën e vlerës së një ‘Lire’, ndërsa për të moshuarit, vejushat etj, çmimin ua cakton sipas mundësive që kanë.

Ndërsa, ai foli edhe për gjashtë fëmijët e tij, të cilët i ka martuar po ashtu me mesitni, por në këto raste nuk ka qenë ai mesiti.

“Pesë fëmijët e mi janë martuar me mesit. Asnjë se kam lejuar pa mesitni. Tash e fejova dhe djalin, por ata edhe pak janë pa në mes veti, po me mesit e mora fjalën. Unë e shoh miqësinë e mirë, jo veç nga hijeshia por shikojmë karakterin dhe pastërtinë, e jo bukurinë”, tregoi ai.

Bajram Musliu, i cili është i njohur edhe si valltar dasmash, për të gjitha rastet ai mban shënime dhe ka listën e të gjithëve. Thotë se ende puna është duke i shkuar mirë dhe nuk e ka ndërmend të ndalet. “Para një jave isha mesit”.

Loading...
Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Facebook : KOSOVATODAY
Nga KosovaToday.com September 29, 2018 2:46 am ne link https://kosovatoday.com/?p=338535
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Loading...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Prej 300 msitnive i kishin dështuar vetëm 5: Ky është rrëfimi interesant i plakut nga Mitrovica Prej 300 msitnive i kishin dështuar vetëm 5: Ky është rrëfimi interesant i plakut nga MitrovicaRating: 4.8