Home / KURIOZITETE / Priten në besë turistët austriakë ne Fushë Arrëzen “katolike”

Priten në besë turistët austriakë ne Fushë Arrëzen “katolike”

Priten në besë turistët austriakë ne Fushë Arrëzen “katolike”

Kishin ardhur nga Vjena, Austri për të kaluar pushimet në Shqipëri. Por ndërsa kanë qenë duke pushuar në anë të rrugës kur persona të paidentifikuar i kanë grabitur.
Policia tha se ata janë grabitur në Fushë Arrës rreth orës 23:30 të mesnatës, ndërsa denoncimin e kanë bërë në Tropojë.

Ja çfarë thotë policia:

Më datë 19.08.2017, jemi njoftuar nga salla operative e Komisariatit Policisë Tropojë, se në orën 08:30 të datës 19.08.2017, janë paraqitur dy shtetas të huaj E. T, 54 vjeçe dhe bashkëshorti K. T, 61 vjeç, banues në Vjenë, Austri, për të bërë kallëzim.

Nga hetimet paraprake të kryera ka rezultuar se në fshatin Fierzë, Njësia Administrative Fierzë, Bashkia Fushë Arrëz, me datë 18.08.2017, rreth orës 23:30, këta shtetas kanë qenë duke pushuar në anë të rrugës automobilistike kur dy shtetas të paidentifikuar u kanë marrë me dhunë një sasi parash prej 700 Euro dhe një telefon celular.

Menjëherë janë nisur forcat e Komisariatit të Policisë Tropojë dhe grupi hetimor i Komisariatit të Policisë Pukë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Janë ngritur pika të shumta kontrolli për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.

Po punohet intensivisht për zbardhjen e ngjarjes

Read Offline:
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Priten në besë turistët austriakë ne Fushë Arrëzen “katolike” Priten në besë turistët austriakë ne Fushë Arrëzen “katolike”Rating: 4.8