Home / KURIOZITETE / Pse britanikët pinë çaj shumë?
Pse britanikët pinë çaj shumë?

Pse britanikët pinë çaj shumë?

Pse britanikët pinë çaj shumë?Sa herë mendohet për britanikët, e gjithë bota i asocon ata me çajin, njihen si popull që pinë çaj shumë dhe se çaji i pasdites është diçka shumë e rëndësishme për ditën e tyre. Mirëpo si filloi kjo traditë?

Edhe pse perëndimi duhet të falënderojë Kinën për prodhimin dhe eksportin më të madh tq çajit, në Angli prija e çajit mendohet të ketë filluar prej portugezeve, e më saktësisht nje gruaje portugeze.

Catherine nga Boganza ishte vajza e mbretit të Portugalisë, kur u martua me mbretin Charles të Anglisë në vitin 1662. Në atë kohë ajo u bë mbretëreshë e Anglisë, Skocisë dhe Irlandës.

Si pjesë e gjërave të saj, të cilat i mori me vete në Angli, ishin edhe disa gjethe aromatizuese, të cilat më vonë u njohën si çaj. Mbretëria e Portugalisë në atë kohë njihej për konsumimin e madh të çajit, dhe tregtisë që kishte me Kinën.

Anglezët në atë kohë çajin e përdornin vetëm si pije shëruese, mirëpo Catherine vazhdoj rutinën e saj ditore, ku gjithmonë ne pasdite pinte një filxhan çaj, dhe kështu filloj të bëj edhe populli i saj.

Read Offline:
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Pse britanikët pinë çaj shumë? Pse britanikët pinë çaj shumë?Rating: 4.8