Reagimi i çuditshëm i maces kur shikoi një gjarpër për herë të parë (Video)

Gjatë vizitës te veterineri, një mace përjetoi befasinë e jetës, ku pa për herë të parë një gjarpër.

Ngjarja që është filmuar në një ordinancë në Nova Scotia të Kanadasë, është bërë virale për mënyrë se si reagoi macja, transmeton Telegrafi.

“Kështu jam unë, kur ajo që më pëlqen ma bën Like në fotografi” si dhe “ndaloi sikur bota të jetë ndarë në mes” ishin dy prej komenteve të shumta.

Videoja e postuar më poshtë, e tregon macen e hutuar që qëndron në këmbët e pasme, teksa sheh reptilin që rrëshqet mbi tavolinë. /Telegrafi/

Reagimi i çuditshëm i maces kur shikoi një gjarpër për herë të parë (Video)
Loading...