Home / KURIOZ / UFO-t shfaqen në qiellin e Irlandës, nisin hetimet (Foto/Video)
​UFO-t shfaqen në qiellin e Irlandës, nisin hetimet (Foto/Video)

UFO-t shfaqen në qiellin e Irlandës, nisin hetimet (Foto/Video)

UFO-t shfaqen në qiellin e Irlandës, nisin hetimet (Foto/Video)

Dy pilotët e fluturimeve komerciale pretendojnë të kenë parë objekte misterioze pranë aeroplanëve të tyre në Irlandë, përpara se të zhdukeshin me shpejtësi marramendëse.

Trafiku ajror irlandez ka nisur një hetim për të përcaktuar se çfarë qëndron pas paraqitjes së objekteve të paidentifikuara.

Dy pilotë me eksperiencë po fluturonin në lartësi të mëdha në fluturimet e planifikuara para se të shihnin një objekt misterioz me drita të forta mbi bregun jugperëndimor të Irlandës. Sipas Mirror, incidenti ka ndodhur të premten e kaluar në ora 6:47 sipas kohës lokale.

Piloti i kompanisë ajrore British Airways, në linjën Montreal-Londër, kontaktoi kullën e trafikut në qytetin irlandez Shannon.

Ai u tha mediave lokale se kishte parë drita të forta në qiell dhe se objektet misterioze iu afruan nga ana e majtë, dhe më pas u drejtuan në veri.

Meqenëse objektet po lëviznin shumë shpejt, ai fillimisht mendonte se ishte një stërvitje ushtarake, por kontrolli i fluturimit e njoftoi se nuk ishte raportuar për aktivitete të tilla.

Për t’i bërë gjërat akoma më të çuditshme, të njëjtat ngjarje në qiell u raportuan nga një pilot tjetër, i cili kishte përvojë të ngjashme.

Ai tha se kishte parë disa objekte, të cilat gjithashtu mbulonin qiellin me dritë dhe kishin hyrë nga universi në atmosferë. Gjithashtu, ata u zhdukën brenda pak sekondave nga pamja e tij.

“Duket sikur ata ishin me një shpejtësi dy herë më të madhe se shpejtësia e zërit”, shpjegoi piloti i kompanisë tjetër.

Ndërkohë, zyrtarët irlandezë thanë se janë duke hetuar rastin.

“Ne do të kontrollojmë të gjitha pohimet e pilotëve për ngjarjet e 9 nëntorit. Por nuk do të ishte e përshtatshme të komentonim diçka derisa hetimi është ende në zhvillim,” njoftoi Kontrolli irlandez i fluturimeve. /kp/

​UFO-t shfaqen në qiellin e Irlandës, nisin hetimet (Foto/Video)

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Facebook : KOSOVATODAY
Nga KosovaToday.com November 13, 2018 11:38 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=368219
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . UFO-t shfaqen në qiellin e Irlandës, nisin hetimet (Foto/Video) UFO-t shfaqen në qiellin e Irlandës, nisin hetimet (Foto/Video)Rating: 4.8