Home / KURIOZITETE / VIDEO/ Si u shpëtuan 4 alpinistët në malin e Sotirës
VIDEO/ Si u shpëtuan 4 alpinistët në malin e Sotirës

VIDEO/ Si u shpëtuan 4 alpinistët në malin e Sotirës

Një fund i lumtur i dramës së katër alpinistëve, të cilët u bllokuan prej ditës së djeshme në malin në fshatin Sotirë në Dropull të Sipërm.

Ata kërkuan ndihmë pasi mbetën të bllokuar në vendin e quajtur “Gështenjat e djegura”, në një gropë midis kodrash nga ku nuk mund të dilnin.

Të katërt ishin nisur ditën e djeshme, me makina deri në fshatin Selo dhe më pas filluan ekspeditën me këmbë gjate natës. Nga terreni i vështirë e malor dhe me dëborë, u bllokuan midis disa kodrave në vendin e quajtur “Gështenjat e djegura”.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e Emergjencave Civile, shërbime policore të DVP Gjirokastër, DRKM Gjirokastër, Delta Forcë, si dhe një helikopter. Për shkak të terrenit, helikopteri nuk mundi të vepronte dhe ndërhynë Delta Forcë e Zjarrfikëset. Shërbimet e Delta Forcë dhe Zjarrfikësit bënë të mundur nxjerrjen e 4 personave. Ata aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut, njoftoi Policia.

VIDEO/ Si u shpëtuan 4 alpinistët në malin e Sotirës

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Nga KosovaToday.com March 12, 2018 8:55 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=156284
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email info@ kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . VIDEO/ Si u shpëtuan 4 alpinistët në malin e Sotirës VIDEO/ Si u shpëtuan 4 alpinistët në malin e SotirësRating: 4.8