Home / KURIOZITETE / Zhytësit e befasuar me grupin e shokëve, që ishin shtrirë në tabanin e detit dhe luanin poker (Video)

Zhytësit e befasuar me grupin e shokëve, që ishin shtrirë në tabanin e detit dhe luanin poker (Video)

Vital Barazov ishte duke u zhytur bashku me një shok, në gjirin Aqaba të Egjiptit, kur u befasua me një skenë të pazakontë.

Derisa po e përfundonte shëtitjen nënujore, hasi në një grup shokësh, që kishte vënë një mbulesë dhe po luanin poker me para, të shtrirë në tabanin e detit, transmeton Telegrafi.

“Më befasuan më shumë, se sa të shihja krijesën më misterioze të detit. Ishin në humor shumë të mirë dhe kuptoheshin vetëm me lëvizje”, ka thënë Barazov.

Para se t’i filmonte ai u ka kërkuar leje, ndërsa kur u largua u kërkoi të mbajnë njërin sy te shishet me oksigjen.

Nuk dihet identiteti i të rinjve, që vazhduan të luajnë me letra në thellësi prej tetë metrash.

 

 

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Nga KosovaToday.com April 20, 2018 11:26 am ne link https://kosovatoday.com/?p=166515
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email info@ kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Zhytësit e befasuar me grupin e shokëve, që ishin shtrirë në tabanin e detit dhe luanin poker (Video) Zhytësit e befasuar me grupin e shokëve, që ishin shtrirë në tabanin e detit dhe luanin poker (Video)Rating: 4.8